Veseli tregon si do të veprojë partia me deputeten Flora Brovina

20:44 | 21 Maj 2019
Arbresh.info

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në një intervistë për Rubikon të KTV-së tha se partia ka solidaritet për deputeten Brovina, mirëpo veprimi i saj ishte gabim i rënd.

I pyetur se cili do të jetë reagimi i partisë karshi deputetes, Veseli la të kuptohej se e lë këtë në etikën e Brovinës duke thënë se statusi i deputetit përcaktohet nga morali dhe etika.

“Me Flora Brovinën ka një solidaritet, por gabimi është i rënd. Nuk është çështje ndërpariatike. Gabimi është i rënd, respekti është i jashtëzakonshëm për Flora Brovinën por nuk është çështje brenda partiake”, ka thënë Veseli. “Statusi i deputetit përcaktohet nga etika dhe morale e Flora Brovina besoj që ka etikë dhe e ka të jashtëzakonshme”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme