Google ADS

Përfundon takimi mes Zaevit dhe Ahmetit, a do të ketë shkarkime?

19:23 | 21 Maj 2019
Arbresh.info

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot pasdite kishin takim në lidhje me ndryshimet e kuadrove në Qeveri.

Në takim kanë biseduar për detektimin e disa dobësive te një pjesë e funksionarëve të pushtetit ekzekutiv, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga Qeveria, në takim është dakorduar se do të ketë konsultime me dy partitë politike dhe se bisedimet do të vazhdojnë.

Qëllimi i këtyre nismave, siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, është sigurimi i kuadrove për përforcimin e kapaciteteve, në drejtim të përmbushjes së rezultuarave më të mira në plan ekonomik dhe pritjet nga qytetarët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme