Manchester United thuhet se është shumë afër marrëveshjes së parë për këtë verë.
Anësori i Swanseas, Daniel James ka rënë dakord me kushtet personale të ofruara për transferim në Manchester United, transmeton portali arbresh.info.
Siç raporton Sky Sports, të dy klubet ende nuk kanë arritur një marrëveshje, gjë që bie në kundërshtim me raportet e mëparshme, por bisedimet janë duke vazhduar dhe James pritet të jetë përforcimi i parë i United për këtë verë.
Mësohet se United është afër për të rënë dakord rreth tarifë 15 milionëshe me klubin nga Championship në lidhje me talentin James, i cili ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.
21-vjeçari është pjesë e skuadrës kombëtare të Uellsit të ftuar nga Ryan Giggs për ndeshjet e ardhshme në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020./arbresh.info/
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...