Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka paditur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë Naim Bazajn, kryetar i Kuvendit Komunal të Drenasit, shkruan arbresh.info
Lladrovci këtë e ka bërë te ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai i ka quajtur të pavërteta pretendimet e Bazajt, ku siç thotë ai se ka kërkuar shumën prej 1.5 milionë euro të dërgohet në Gjermani
Tutje Lladrovci u shpreh se pret i qetë vendimin e organeve të drejtësisë.
Postimi i plotë:
Liria e shprehjes është një nga të drejtat fondamentale ku si të tillë e përcakton Kushtetuta jonë, por keqpërdorimi i kësaj të drejtë po ashtu është veprim i ndaluar, e aq më tepër kur kemi të bëjmë me fyerje dhe shpifje.
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Dega në Drenas, sot kam deponuar padinë e radhës, kësaj here ndaj një shpifësi ordiner, Naim Bazaj.
“Pretendimet” se gjoja unë i kam kërkuar z. Bazaj që shumën prej 1.5 milion euro të dërgohet në Gjermani, pos që është plotësisht e pavërtetë, është qesharake, aq më shumë kur bëhet fjalë për një vlerë të tillë.
Rrjedhimisht do të duhej që z. Bazaj t’i njoftonte organet e ndjekjes, dhe mos njoftimi i tyre po ashtu është veprim i ndëshkuar sipas nenit Neni 378 (Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre) të Kodit Penal, e dënuar deri në tri vite burgim.
I bindur në epilogun e verdiktit të gjykatës, bazuar në atë se nuk ka asnjë fakt të vetëm që i mbështetë “pohimet” i padituri, i qetë e pres vendimin e gjykatës./Arbresh.info
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...