Google ADS

Mbi 25 milionë euro arrin borxhi ndaj KPMM-së

14:20 | 21 Maj 2019
Arbresh.info

Mbi 25 milionë euro është borxhi ndaj Komisionit për Miniera dhe Minierale.

Kështu ka thënë të martën, kryesuesi i këtij komisioni, Musa Shabani, në mbledhjen e komisionit për zhvillim ekonomik, shkruan arbresh.info.

Ai ka thënë gjithashtu se gjysma e borxhit është nga Trepça.

“Problem i madh me të cilin jemi ballafaquar gjatë vitit 2018 janë borxhet dhe sidomos borxhet e vjetra. Gjithsej borxhe ndaj minierave dhe Qeverisë së Kosovës arrin në 25.8 milionë euro, rreth 45% është vlerë e borxhi të Trepçës dhe ne jemi detyruar të ngrisim procedura gjyqësore për mbledhjen e këtij borxhi ka thënë ai.

Ndërsa ka shtuar se në 2018-en kanë organizuar konferencë ndërkombëtare Kosovë-Shqipëri.

“Për herë të parë Kosova dhe Shqipëria kanë organizuar konferencë ndërkombëtarë në sektorin e minierave ku kanë marrë pjesë kompani dhe biznese”, ka shtuar ai.

Shabani ka thënë gjithashtu se gjatë 2018-es kanë lëshuar rreth 100 licenca për hulumtim të minierave metalore.

E anëtari i komisionit, Memli Krasniqi ka kërkuar sqarim se janë dhënë qindra leje për hulumtim të minerale metalore dhe nuk është gjet asgjë.

“ Ju thatë se janë rreth 100 licenca për hulumtim të minerale metalore dhe të gjitha janë tërheq përveç njësit sepse askush nuk ka gjetë asnjë. A i bie kjo se nuk ka minerale metalore ne Kosovë apo të gjithë pasuritë janë të zonat e interesit të veçantë”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa Shabani ka thënë se hulumtimet po vazhdojnë dhe ka mundwsi të gjendet diçka.

“Gjeologjia e Kosovës është tillë qw është zhvilluar prej formimit të tokës e deri sot dhe është komplekse dhe kjo ka ndikuar edhe në laramanin e gjeologjisë së Kosovës. Zonat e interesit që janë shpall nga Qeveria ka pas hulumtime edhe paraluftës por ne zonat tjera kërkimi është mjeti që mundet me i gjet në zonat tjera”, ka thënë ai.Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme