Google ADS

Lajm i mirë për Kosovën para ndeshjes me Bullgarinë

12:55 | 21 Maj 2019
Arbresh.info

Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes me Bullgarinë.

Kosova në muajin qershor i zhvillon dy ndeshje – që të dyja të vlefshme për kualifikime në kampionatin Evropian, shkruan Insporti

Më 7 dhe 10 qershor, Kosova do të ndeshet me Malin e Zi, respektivisht Bullgarinë, në ndeshje kualifikuese të ‘Euro 2020’.

Të dyja këto takime, Kosova do t’i luajë si mysafir, së pari për t’u ndeshur me Malin e Zi në Podgoricë, e tri ditë më pas do të shkojë në Sofje për t’u takuar me Bullgarinë.

Me kombëtaren bullgare Kosova u takua në muajin mars, ku takimi i parë i grupit A mes dy kombëtareve përfundoi me barazim 1:1 në ‘Fadil Vokrri’.

Lajmi i mirë për Kosovën është mungesa e madhe që është konfirmuar për skuadrën bullgare.

Gazetari Teodor Borisov ka konfirmuar se braziliani i natyralizuar, Marcelinho, nuk do të jetë pjesë e kombëtares për ndeshjet me Kosovën e Çekinë, për shkak të lëndimit. /Insporti.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme