Google ADS

Detaje nga vizita e Haradinajt në Gjermani

12:50 | 21 Maj 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në fillim të qershorit do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin.

Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi, ka konfirmuar për KTV-në se Haradinaj me ftesë të kreut të Bundestagut do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit që organizohen atje.

Ajo po ashtu ka konfirmuar se pos takimeve me deputetë, më 6 qershor Haradinaj do të ketë një takim pune me kancelaren Angela Merkel.

Për detaje tjera ka thënë se do të njoftojë me kohë, ndërsa ka theksuar se tashmë dihet që kërkesa e Haradinajt prej Gjermanisë është mbështetja në liberalizim të vizave, dialogut e fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme