Jurgen Klopp ka pohuar se Fabinho dhe Xherdan Shaqiri kanë qenë pjesë e rëndësishme e ekipit të Liverpoolit, megjithëse nuk ka argumentuar se pse nuk po kanë më shumë hapësirë te The Reds.
Reprezentuesi i Brazilit dhe i Zvicrës iu bashkuan The Reds nga Monaco, respektivisht Stoke City dhe nga të dytë, Fabinho ka pasur më shumë lojë.
“Lojtarët si Fabinho dhe Shaqiri janë pjesë shumë e rëndësishme e ekipit. Ata nuk janë në ekipin e parë, por ata kanë bërë hapa të rëndësishëm në zhvillimin e tyre. Udhëtimi nuk ka mbaruar, jo për askënd”, tha gjermani.
Fabinho ka luajtur 40 ndeshje në të gjitha garat për Liverpoolin këtë sezon, duke realizuar një gol dhe dy asistime.
Ndërkohë, Shaqiri ka realizuar gjashtë gola dhe pesë asistime në 30 ndeshje në këtë sezon.
Ndryshe, të dy lojtarët kanë cilësi të mirëfilltë dhe Klopp shpreson që ata të bëjnë përmirësime të mëtejshme në sezonin e ardhshëm. /telegrafi
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?