Agjencia Evropiane e Mbrojtjes së Kufirit (FRONTEX nis të martën (sot) misionin e saj në Shqipëri. Falë marrëveshjes së nënshkruar në tetorin e vitit 2018, pritet të zbarkojnë 50 oficerë të FRONTEX, që do të bashkëpunojnë dhe bashkëveprojnë me oficerët tanë të policisë kufitare dhe migracionit.
Oficerët e FRONTEX, do të jenë nga Gjermania, Republika Çeke, Kroacia, Sllovenia, Holanda dhe Rumania, ndërkohë që numri do të jetë fleksibël në varësi të situatave.
FRONTEX ka në fokus të punës së saj menaxhimin e integruar të kufijve, mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufijve me vendet e BE-së dhe me vendet e treta jashtë saj. E krijuar në vitet 2004-2005, mbas flukseve të mëdha migratore me të cilat u ndesh gjithë Evropa kjo agjenci u fuqizua në staf duke kryer operacione jo vetëm në kufirin tokësor, por edhe në kufirin ajror dhe detar.
Është hera e parë që BE nënshkruan një marrëveshje të tillë me një vend jo anëtar, pra me Shqipërinë dhe synon që përmes këtij projekti shumë të rëndësishëm, të mund të forcojë kapacitetet e kontrollit të kufirit, të frenojë flukset migratore, të frenojë trafikun e paligjshëm…etj.
Lansimi i misionit të FRONTEX pritet të realizohet sot përmes një aktiviteti që do zhvillohet në Tiranë.
Ceremonia zyrtare, e ndjekur nga një konferencë për shtyp, do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë (Shqipëri), të martën, më 21 maj, në prani të Komisionerit Dimitris Avramopoulos, Drejtorit Ekzekutiv të Frontex-it Fabrice Leggeri, Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë Sandër Lleshaj.
Negociatat për Marrëveshjen e Statusit midis Bashkimit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë u mbyllën në tetor 2018, duke u bërë marrëveshja e parë e këtij lloji nga BE-ja me një vend fqinj jo të BE-së.
Marrëveshja i mundëson FRONTEX-it, Agjencisë Europiane të Rojave Kufitare dhe Bregdetare, të kryejë operacione të përbashkëta dhe të vendosë ekipe në kufijtë e përbashkët të Shqipërisë dhe BE-së. Në marrëveshje me autoritetet shqiptare, do të nisin operacione për të ndihmuar për trajtimin e migracionit të parregullt dhe krimit ndërkufitar. Operacioni i përbashkët do të fillojë më 22 maj në kufirin shqiptaro-grek. /ATSH
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...