Google ADS

Prokuroria e Gjakovës jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm ku vdiq një person

09:16 | 21 Maj 2019
L G

Prokuroria Themelore në Gjakovë njoftoi se mbrëmë rreth orës 19:45, ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime trupore.

Aksidenti ka ndodhur në komunën e Rahovecit, pikërisht në fshatin Fortesë, në mes dy veturave Passat dhe Mercedes, ku shkaktar i aksidentit ishte vetura Passat, dhe personi që ishte pasagjer, N. Sh., rreth moshës 50 vjeçare ka humbur jetën.

Ndërsa personi i cili drejtonte këtë veturë N.B., ka pësuar lëndime trupore dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa A.K., i cili ishte me veturën Mercedes, nuk ka pasur lëndime dhe pas intervistimit i njëjti është liruar.

Prokurori kujdestarë bashkë me policinë ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe trupi i pa jetë iu është dhëne familjarëve me kërkesë të tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme