Google ADS

Punonin në të zezë, Zvicra iu vë ‘fshesën’ pesë shqiptarëve

08:09 | 21 Maj 2019
V. S.

Policia Kantonale e Zyrihut në kuadër të goditjeve të rasteve të paligjshmërisë ka vënë në pranga pesë kosovarë në një kantier ndërtimi, në vendin e quajtur Richterswil.

Sipas mediave vendase, arrestimi i tyre është bërë të enjten që shkoi, ndërsa rasti është bërë publik një ditë më parë. Efektivët e policisë kanë kryer kontrolle të imtësishme në një kantier ndërtimi në Richtersëil të Zyrihut, shkruan kapo-zh.ch. Nga ky operacion u konstatuan se pesë shqiptarë të Kosovës nuk kishin të drejtë qëndrimi në shtetin e Zvicrës, por po punonim ilegalisht në këtë kantier. Mësohet se personat e arrestuar janë të gjithë meshkuj të moshës nga 19-33 vjeçare, raporton “BalkanWeb”.

Menjëherë janë marrë masa ndaj punëdhënësit, i cili siç theksojnë mediat është me origjinë nga Maqedonia e Veriut. Ai është kallëzuar penalisht dhe ndaj tij tashmë rëndojnë akuzat e punësimit ilegal të shtetasve të huaj, që nuk përmbushin kriteret ligjore për të vijuar aktivitetin e tyre ekonomik. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme