Teherani katërfishon prodhimin e uraniumit

00:38 | 21 Maj 2019
Trina Galanxhi

Irani ka katërfishuar prodhimin e tij të uraniumit të varfëruar që është përdorur si karburant për centralet bërthamore, sipas agjencive iraniane që citojnë funksionarë të lartë.

Sipas agjencive “Fars” dhe “Tasnim”, “Teherani ka njoftuar për këtë vendim Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (AIAE)”.

“Prodhimi është në një pasurim prej 3,67%, limiti i vendosur sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015”, theksohet nga agjencitë iraniane.

Megjithatë, me shumë mundësi, mund të përbëjë një shkelje në aspektin e sasisë së uraniumit që mund të mbajë Republika Islamike. /zeri

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme