Ideja e korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë të jetë e pranishme në prapaskenë për aq kohës sa nuk do të ketë një alternativë, thotë analisti Agon Maliqi.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Maliqi theksoi se ideja për korrigjimin e kufirit ishte një veprim taktik që në njëfarë mënyre ka neutralizuar idenë e ndarjes së Kosovës, pa një parim të reciprocitetit në kontekstin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.
Zoti Maliqi, i cili ndodhet në Uashington në kuadër të një programi për studimin e demokratizimit të shoqërive, të organizatës amerikane Fondi Kombëtar për Demokraci, tha se bllokimi i dialogut është pasojë e ngecjes së procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe përçarjeve brenda tij.
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...