Google ADS

Populistët nën presion tri ditë para zgjedhjeve europiane

22:46 | 20 Maj 2019
Trina Galanxhi

Populistët janë vënë nën presion pas skandalit në Austri që bëri të rrëzohej njëri prej tyre, kur na ndajnë shumë pak ditë nga zgjedhjet europiane, procesi më i madh zgjedhor demokratik në botë pas Indisë.

Ekstremi i djathtë eurofob, konservatorët eurospektikë dhe populistët synojnë një avancim të shpejtë në votimin që do të mbahet nga 23 deri më 26 maj në 28 shtetet e BE-së, për rinovimin e Parlamentit Europian.

Publikimi ditën e premte i një videoje që vë në pikëpyetje autoritetin e liderit të ekstremit të djathtë austriak, Heinz-Christian Strache, për lidhje me Rusinë, që e detyroi të heqë dorë nga drejtimi i partisë dhe shpërbërjen e koalicionit në pushtet në Vjenë, ka gjasa të rrezikojë këtë objektiv.

Sondazhet e kryera përpara skandalit, parashikonin 173 deputetë nën siglat e këtyre forcave politike, kundrejt 154 në Parlamentin Europian aktual, dalë nga zgjedhjet e 2014, nga një numër i përgjithshëm prej 751 vendesh.

Pasoja e parë e dukshme, takimi nacionalist i organizuar të shtunën në Milano nga lideri i Legës italiane, Matteo Salvini, i shoqëruar nga aleatja e tij kryesore Marine Le Pen, liderja e Grumbullimit Kombëtar (RN) në Francë pati një farë dështimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme