Kryeministri danez, deklaroi se ai dhe formacioni i tij politik i qendrës së djathtë, Partia Liberale kërkon një kontroll të përhershëm të kufijve të vendit, duke cituar sfidat që vijnë nga presioni i migracionit.
“Duhet të përballemi me faktin se na nevojiten kontrolle të përhershme të kufirit”, tha sot, Lars Lokke Rasmussen.
“Po përballemi me disa sfida si presioni nga migracioni, krimi ndërkufitar dhe kërcënimet terroriste”, shtoi ai.
Ai theksoi gjithashtu se “ekziston nevoja për të ndryshuar rregullat në 26 vendet e zonës Schengen, ku Danimarka bënë pjesë, që i mundëson njerëzve të lëvizin lirisht në Europë pa nevojën e pasaportave apo kontrolleve kufitare”.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës