Shqiptarja që synon postin e deputetes në Belgjikë

21:27 | 20 Maj 2019
Trina Galanxhi

Alketa Selimaj është një tjetër shqiptare që karrierën e vet politike e ka ndërtuar jashtë vendit, shkruan albinfo.ch.

Në zgjedhjet e 26 majit ajo do të garojë në nivelin federal në Belgjikë, duke synuar që të bëhet deputete në këtë vend.

Për kandidimin e saj, Selimaj ka marrë përkrahje edhe nga politikanë të Kosovës. Së fundmi, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, u ka bërë thirrje miqve të tij në Belgjikë që ta votojnë Alekta Selimajn, përcjell albinfo.ch. Ai po ashtu ka treguar për aktivitetet e Selimajt në Belgjikë.

“Alketa është sekretare ndërkombëtare e të rinjve në nivel evropian. Është themeluese e Shoqatës për Gratë Shqiptare në Bruksel “Albelges” dhe anëtare e disa shoqatave të tjera. Alketa është nga të vetmet shqiptare kandidate për nivelin federal. Nga bashkëpunëtoret vlerësohet për aftësi, përvojë dhe dinamizëm për ta përfaqësuar denjësisht komunitetin shqiptar në Parlament e Belgjikës”, ka shkruar Mustafa.

Alketa Selimaj po kandidon në kuadër të partisë belge CDH, me numrin 5.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme