Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka dërguar të premten në KQZ kërkesën për organizim të referendumit konsultativ për reformë në arsim, si njëri nga problemet akute dhe prioriteti më i lartë në komunën që ai drejton.
Ai në një postim në Facebook shkruan se reforma e propozuar është komplekse, por duke pasur parasysh gjendjen aktuale në arsim dhe kushtet në të cilat ndjekin nxënësit mësimin, sipas tij, një gjë e tillë është bërë e pashmangshme.
“Sakrificat që koha i kërkon prej nesh janë të natyrave të ndryshme. Dikur sakrifica për të ardhmen ishte përpjekje për liri, sot ajo është përkushtim që liria të mos jetë thjesht e kundërta e pushtimit, por ndërtimi i jetës e hapja e perspektivës.
Kjo reformë është perspektiva për të cilën do të punojmë. Kjo reformë, për mua është më shumë sesa qeverisje, është kauzë për të cilën kemi punuar me seriozitet. Andaj, së bashku mund të vendosim për të ardhme më të mirë të fëmijëve tanë dhe komunitetit në përgjithësi”, shkruan Kastrati.
https://www.facebook.com/QendronKastrati10/photos/pcb.870990773238662/870990259905380/?type=3&theater
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...