Prej tani e tutje do të ketë përgjegjësi edhe për anëtarët e Këshillit Gjyqësor, përveç gjykatësve. Kështu parasheh Ligji i ri i Këshillit Gjyqësor, i cili javën e kaluar u votua për herë të tretë në Kuvend, dhe më pas u nënshkrua nga presidenti Stevo Pendarovski, pasi që paraardhësi i tij Gjorge Ivanov, refuzonte ta nënshkruajë, njofton Portalb.mk.
Instituti për të Drejtat e Njeriut (IDNJ), e vlerëson miratimin e Ligjit të ri për Këshillin Gjyqësor si një hap përpara drejt gjyqësorit më efikas dhe më të drejtë.
“Vlerësimi i Institutit për të Drejtat e Njeriut, në mënyrë të përgjithshme është që ky ligj sjellë elemente pozitive për atë që Instituti gjatë kohë është përkushtuar dhe të njëjtat janë vendosur në ndryshimet. Ky ligj ndihmon që të pastrohen gjërat, të vlerësohen gjykatësit dhe të ketë fotografi të vërtetë për punën e gjykatësve dhe Këshillit Gjyqësor. Shpresoj që të vazhdojnë me procedurat për përgjegjësi të disa anëtarëve të gjykatave. Në situatën konkrete duhet të jemi të kënaqur se shkojmë një hap para, është e pakëndshme që ky ligj nuk hyri në fuqi menjëherë pas miratimit për shkak të sjelljes së ish presidentit të shtetit, megjithatë të shpresojmë që përmbajtja e ligjit dhe ndryshimet e reja të neneve të Këshillit Gjyqësor”, tha sot drejtoresha e IDNJ-së, Margarita Caca – Nikollovska gjatë takimit joformal me gazetarët.
Sipas, Instituti, ajo që është me rëndësi është që edhe vetë anëtarët e Këshillit Gjyqësor tani do të jenë përgjegjës për punën e tyre, dhe do të vlerësohen me nota.
Nëse kundër një anëtari të Këshillit Gjyqësor i është ngritur akuzë, për dallim nga e kaluara, sipas ligjit të ri i njëjti refuzon të shkarkohet nga detyra pasi që t’i ngritet procedurë disiplinore nga Këshilli Gjyqësor i cili më pas me shumicë prej dy të tretave merr vendim për ndëshkimin ose jo të kolegut të tyre.
“Do të mundësojë që të shihen këto çështje pozitive në aspektin teorik, nëse në praktikë po aplikohen dhe nëse i kënaqin segmentet për të cilat gjatë gjithë kohës po flitet dhe ajo është në drejtim të mbrojtjes së pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqësorit që është qëllimi kryesor i Këshillit Gjyqësor, ndërkaq për t’u arritur ajo, duhet që në mënyrë kualitative të zgjedhen gjykatësit nga njëra anë, ndërkaq nga ana tjetër të veprohet në mënyrë kualitative në shkarkimin e tyre ose ngritjen e procedurave disiplinore”, tha Caca-Nikollovska.
Ligji për Këshillin Gjyqësor dhe Ligji për Gjykatat janë pjesë e reformave që janë marrë vesh pushteti me opozitën. Ligji për Këshillin Gjyqësor është i ndërtuar në bazë të parimeve për ligjshmëri, profesionalitet, respektim të standardeve morale dhe etike dhe transparencës.
Sipas funksionit anëtarë janë: Tetë anëtarë zgjedhen nga radhët e gjykatësve. Tre nga anëtarët e zgjedhur nga pakica, tre anëtarë i zgjedh Kuvendi, tre anëtarë presidenti.
Me Ligjin për Këshillin Gjyqësor, me ndryshimet është e paraparë që çdo anëtarit derisa i zgjat mandati, nuk mundet të zgjedhet si gjykatës, për gjykatës në gjykatë më të lartë ose për kryetar të Gjykatës.
Është hapur mundësia për përgjegjësi të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe për punën e tyre, ndërkaq më thjeshtë do të jenë edhe procedurat për përgjegjësi disiplinore të gjykatësve.
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...