Google ADS

Përfaqësuesit e Listës Serbe të premten takohen me Vuçiqin

17:13 | 20 Maj 2019
Arbresh.info

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet të premten me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe politikanë të tjerë me të cilët do të diskutojë hapat e mëtejshëm.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i të ashquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

“Të gjitha hapat e mëtejshëm do të ndërmirren në marrëveshje me përfaqësuesit e zgjedhur të popullit serb dhe përfaqësuesit e institucioneve të Serbisë”, tha ai, transmeton Klan Kosova.

Ky takim është paralajmëruar një ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës ku fituese doli Lista Serbe./klankosova.tv/.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme