Aksioni për kapjen e personave të dyshuar të përfshirë në lojërat e fatit është duke vazhduar, raporton arbresh.info.
Zëvendës kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha i ka thënë Arbresh.info se deri tash janë arrestuar shtatë persona.
Sipas tij, ata dyshohen se janë të përfshirë në organizim të skemave piramidale.
Sipas tij, aksioni policor për kapjen e personave të përfshirë në këto vepra penale është duke vazhduar ende.
“Ata janë në aksion. Deri tash me sa di unë shtatë persona janë arrestuar. Aksioni po vazhdon. Nuk kam informacion për çdo sekondë, por policia janë në teren duke punuar dhe janë duke arrestuar ata të cilët janë të involvuar. Kështu që po “, është shprehur për arbresh.info zëvendës kryeprokurori Berisha.
Ndryshe, në një operacion që është duke u zhvilluar në disa lokalitete, Polica e Kosovës ka arritur të arrestojë, pronarin e disa kazioneve në Kosovë, Ismet Osmanin të njohur si Curri.
Me të u arrestuan edhe dy persona tjerë, bashkëpunëtorë të ngushtë të Currit, Ilir Bojku e Mentor Maqani./ arbresh.info
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...