Autoritetet e Turqisë kanë urdhëruar arrestimin e 249 zyrtarëve të ministrisë së Jashtme, pas dyshimeve për lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen, i cili është akuzuar për organizim të tentimeve të dështuara për puç në 2016, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.
Autoritetet kanë kryer një varg operacionesh kundër mbështetësve të dyshuar të Gulenit, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara nga viti 1999.
Gulen në anën tjetër mohon akuzat.
Kryeprokurori i Shtetit ka thënë se ka urdhëruar arrestimin e 249 personave, pasi hetimet kanë identifikuar disa parregullësi.
Në deklaratë po ashtu është thënë se 78 të dyshuar janë ndaluar në operacionet në 43 provinca dhe se policia është në kërkim të pjesës tjetër.
Pas tentimeve të dështuara për grushtshtet, në Turqi janë burgosur rreth 77,000 persona, që janë në pritje të gjykimit, derisa 150,000 shërbyes civilë dhe pjesëtarë të ushtrisë janë përjashtuar apo suspenduar nga vendet e tyre të punës.
Grupet për të drejtat e njeriut dhe aleatët perëndimorë të Turqisë kanë shprehur shqetësimet e tyre për këto masa, duke thënë se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka shfrytëzuar puçin e dështuar si arsyetim për të shuar zërat e kundërshtarëve.
Autoritetet turke kanë thënë në anën tjetër se masat e sigurisë janë të domosdoshme për shkak të kërcënimeve me të cilat përballet Turqia.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...