Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se pret që në mbledhjen e Kuvendit të Serbisë për Kosovën më 27 maj do t’u tregohet qytetarëve ç’është kjo që po ndodh, çfarë është bërë mirë, çka keq e çka mund të bëhet tjetër, por se nuk pret që dikush nga opozita të pajtohet me të.
“Do ta dëgjoj të njëjtin tregim, prej disave se jam tradhtar, prej të tjerëve se nuk e kam dorëzuar më herët Kosovën. Nuk kam ëndrra të mëdha, por mendoj se është me rëndësi të dëgjohet argumentimi”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për portalin Telegraf.rs, dhënë të shtunën mbrëma.
Vcic ka thënë se gjatë një muaji e gjysmë deri më 1 e 2 korrik, kur në Paris është caktuar vazhdimi i bisedimeve ndërmjet Beogradit e Prishtinës “mund të ketë më pak agresivitet”, por se asgjë thelbësore nuk mund të ndodhë që marrëdhëniet të përafrohen.
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...