Lituania është vendi i BE-së me përqindjen më të lartë të grave midis shkencëtarëve dhe inxhinierëve, sipas të dhënave zyrtare nga Eurostat.
Zyra statistikore ka specifikuar se dy vjet më parë në pesë shtete shumica e shkencëtarëve dhe inxhinierëve ishte e gjinisë femërore.
Këto janë Lituania (mbi 57% gra shkencëtare dhe inxhiniere), Bullgaria dhe Letonia (53%), pasuar nga Portugalia (51%) dhe Danimarka (pak më shumë se 50%).
Vende të tjera të Europës Qendrore dhe Lindore duke përfshirë Poloninë, Kroacinë, Slloveninë dhe Rumaninë, ishin gjithashtu mbi mesataren e BE-së prej 41%.
”Të fundit në renditje janë Luksemburgu (25%), Finlanda (29%) dhe Gjermania (33%)”, shpjegoi Eurostat./ATSH/
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren