Google ADS

Basha në Londër, por jo vetëm për politikë

23:56 | 19 Maj 2019
Trina Galanxhi

“Homeland” (Atdheu) një album me 200 foto nga më të bukurat e Shqipërisë, të vendeve të njohura apo të panjohura ishte kartolina zgjodhi kryetari i opozitës Lulzim Basha për të prezantuar vendin tek personalitetet që takoi gjatë vizitës së punës në Londër.

Albumi u zgjodh nga Basha si pjesë e protokollit të takimeve me parlamentarë, lordë dhe figura të njohura të politikës britanike. Në takimet me miqtë e huaj, lideri i opozitës prezantoi si dhuratë albumin

“Homeland”, përmbledhjen e eksploratorit, alpinistit dhe fotografit të njohur Fation Plaku.
Në këtë mënyrë, Basha nuk ka folur vetëm për politikë, por edhe ka prezantuar anën tjetër të medaljes, natyrën e mrekullueshme, duke i ftuar miqtë e huaj ta vizitojnë Shqipërinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme