Titulli kthehet në Drenas, “shpërthen” festa në shesh

22:50 | 19 Maj 2019
Arbresh.info

Lojtarët e Feronikelit kanë zbarkuar në sheshin “Fehmi Lladrovci”, në Drenas, aty ku takuan mijëra simpatizues që po pritnin me padurim ardhjen e tyre.

Me të arritur në shesh aty ku edhe është ndërtuar bina për futbollistët ka shpërthyer edhe festa.

Shumë fishekzjarrë janë ndezur, teksa atmosfera është elektrizuar nga “Tigrat e Zi”.

Feronikeli feston titullin e tretë në histori të klubit, pas atij të edicionit 2014/15 dhe 2015/16.

http://www.gazetasheshi.com/wp-content/uploads/2019/05/1rJP.mp4?_=9

http://www.gazetasheshi.com/wp-content/uploads/2019/05/qOzk.mp4?_=10

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme