Prokuroria e shtetit ka njoftuar se në zgjedhjet e ditës së sotme në katër komunat, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitorvica e Veriut nuk është shënuar asnjë incident që do të mund të ndikonte në procesin zgjedhor, raporton arbresh.info.
Përmes një njoftimi për media, zyra e Prokurorisë së Shtetit ka bërë të ditur se edhe procesi i numërimit të votave në këto zgjedhje ka përfunduar pa asnjë problem.
“Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, njofton opinionin se procesi i votimit për kryetar të komunave, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovica e Veriut, i cili është zhvilluar sot, ka përfunduar pa asnjë rast i cili ka mundur të ndikoj në prishjen e procesit të votimit. Gjithashtu, ju njoftojmë se kemi përcjellur edhe procesin e numërimit të votave, i cili ka përfunduar pa asnjë problem”, thuhet në njoftimin e prokurorisë/ Arbresh.info.
KE-ja s’ua jep hisen e miliardave Kosovës e Serbisë pa zbati...
Aksident i dyfishtë në Tiranë, disa të lënduar
Nga sulmi izraelit mbi Bejrut, vriten 12 persona
Elvis Rexhbeçaj në formacionin startues të Augsburgut ndaj M...
Biden: Arritja e armëpushimit në Gaza është ende real
Odegaard do të humb nëntë ndeshje pas lëndimit