12 talentet që avancuan në etapën e ardhshme të “The Voice’ në Francë u shpallën tështunën, e njëri prej tyre ishte shqiptari Gjon Muharremaj.
Në garën tmerrësisht të fortë në kryeqytetin francez, Gjoni ka mahnitur jurinë meperformancën e tij, por duket një rol vendimtar në shpëtimin e “Gjon Tear`s” e ka pasurvota e teleshikuesve.
I lindur në Zvicër, djaloshi tejet i talentuar e ka të atin nga Kosova dhe nënën nga Tirana. Ai flet një shqipe të pastër e siç rrëfente kohë më parë në Top Channel, i ka vënë vetesqëllim që zëri t`i dëgjohet në Shqipëri dhe jashtë saj, shkruan tch, përcjell albinfo.ch.
Emrin e skenës ka zgjedhur ta ketë Gjon’s tears, për shkak të gjyshit që ishte emocionuarshumë nga hera e parë kur Gjoni, asokohe fëmijë, kishte nisur të interpretonte një këngë.
Së fundi, i riu ka qenë duke shijuar suksesin e projektit të tij muzikor “Babi”, një këngë metë cilën elektrizoi dhe finalen e “The Voice Kids”.
Gjoni ishte vetëm 12 vjeç kur mahniti jurinë e “Albanians Got Talent” me zërin e tij tëfuqishëm, dhe duket i vendosur të mos mungojë dhe në skenat shqiptare, për të qenë samë pranë një publiku, të cilin e ka shume për zemër.
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...