Kodi i dëmshëm thuhet se po transmetohet me anë të një telefonate që është në një farë mënyre një kurth.
WhatsApp njofton gjithashtu se kodi mund të transmetohet edhe nëse përdoruesit nuk i përgjigjen telefonatës.
Cilët celularë janë prekur?
Kompania pretendon se ka 1.5 miliardë përdorues të cilët mund të jenë prekur përfshirë këtu ata që përdorin iPhone, celularë që operojnë me Android, ata me Ëindoës dhe pajisjet Tizen.
Si ta zbuloni nëse jeni prekur?
Numri i saktë i personave të prekur nuk dihet ende. Por, sipas kompanisë, nëse nuk keni marrë ndonjë telefonatë nga persona të panjohur, atëherë mund të mos jeni prekur.
Si të mbroheni?
WhatsApp e ka rregulluar tashmë problemin, por që të jeni të sigurt duhet që të instaloni përditësimin e fundit të aplikacionit.
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...