Kënga e Rusisë në Eurovision ishte më e votuara nga publiku në Shqipëri në finalen e së dielës. Holanda të dielën arriti të fitonte në edicionin e sivjetmë të Eurovisionit, në një garë deri në fund të paparashikueshme.
Në finale, këtë herë ishte edhe Shqipëria që në fund mori 90 pikë me “Ktheju Tokës” të Jonida Maliqit.
Pas gjithë garës, Eurovisioni ka publikuar votat e secilit shtet me juri dhe nga publiku.
Teksa votat e jurisë ishin publike me Maqedoninë e Veriut që mori maksimumin prej 12 pikësh, votat e publikut në maksimum shkuan për Rusinë dhe Sergey Lazarev me “Scream”.
Juria e votoi me 10 pikë Zvicrën, ndërsa publiku San Marinon.
Në vend të tretë te juria ishte Azerbajxhani, ndërsa te publiku Italia, transmeton Koha.net
Më poshtë është fotografia e votave të jurisë (majtë) dhe të publikut (djathtë) :
Nesër fillon turi i koncerteve të Sabrina Carpenter, Columbu...
Nesër bëhet hapja solemne e Festivalit Ndërkombëtar “E...
Arteta i ashpër në konferencë për media pas ndeshjes me Man ...
Soja nuk është vetëm për vegjetarianë – Proteinat e sa...
Margot Robbie tregon barkun e rrumbullakosur gjatë një paraq...
Muharrem Jashari asiston në ndeshjen e Cherkasyt