100 raste të reja të fruthit janë regjistruar për pothuajse një muaj e gjysmë në Strugë që nga shpallja e epidemisë. Nëse në fund të marsit ky numër ishte vetëm 26, të dhënat më të fundit tregojnë për 119 raste të regjistruara. Në Dibër numri është 31, ndërsa në Ohër 28. Problem serioz për Strugën është edhe numri i madh i mjekëve të infektuar dhe personelit tjetër mjekësor.
Në Strugë për çdo ditë paraqiten dy deri në tre persona të prekur. Kemi nga të gjitha moshat. Në Strugë në disa reparte kishin të prekur, për shembull në repartet interne kishte punonjës shëndetësor dhe infermiere. Ndërkohë në repartin kirurgjik janë tetë punëtorë shëndetësor të prekur – tha Jovanka Koroveshoska – Qendra e Shëndetit Publik Ohër.
Problem shtesë është që në Strugë nuk ka repart infektiv, kështu që të prekurit fillimisht paraqiten ose tek mjekët amë ose në reparte spitalore, ku si pasojë infektimi përhapet më shpejtë.
Javën e fundit kemi dukuri edhe tek nxënësit. Janë paraqitur tek nxënës që janë të vaksinuar, por vaksinimi nuk ofron imunitet solid siç ofron hospitalizimi për fruthin. Nëse hospitalizohen, arrihet imunitet solid i përhershëm – u shpreh Jovanka Koroveshoska- Qendra e shëndetin publik, Ohër.
Koroveshoska shton se me qëllim të pengimit të përhapjes së mëtutjeshme të kësaj epidemie nëpër shkolla, janë ndërmarrë masa parandaluese. Është kontrolluar statusi vaksinar i nxënësve ndërsa në shkollat ku ka raste të fruthit është bërë dezinfektim parandalues dhe izolimi i të prekurve. Gjithashtu është vaksinuar një pjesë e madhe e punonjësve mjekësorë, por edhe një pjesë e punonjësve në arsim./AlsatM/
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...