Është përuruar aksi jugor i autostradës të Korridorit 10.Tani qytetarët e Shkupit dhe Beogradit mund ta përshkojnë distancën mes dy kryeqyteteve për vetëm 3 orë e gjysmë, ndërsa nga Tabanovci deri në Horgos për rreth pesë orë.Në përurimin e aksit jugor të autostradës të Korridorit 10 ishin të pranishëm, kryeministri i Maqedonisë së Veriut ZoranZaev, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministrja Ana Bërnabiç dhe kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, MiloradDodik.Kryeministri Zaev tha se autostrada është e rëndësishme jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe për gjithë rajonin pas kjo rrugë e sjellë Evropën në Ballkan.
Korridorit 10 tash i ngjanë vlera, lidhja dhe komunikimi evropian. Në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut kjo u kompletua vitin e kaluar kur e lëshuam në përdorim aksin e fundit Demir Kapi-Smokvicë në gjatësi prej 28 kilometra. Projektin e realizuam së bashku me partnerët tanë strategjik të Bashkimit Evropian nën moton “Më mirë të lidhur – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Presidenti serb AleksandarVuçiq tha se autostrada do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të rajonit.
Nuk jetojmë në botë ideale, por kjo nuk do të thotë se nuk mund ta ndërtojmë në Serbi botën ideale dhe ti përmirësojmë gjërat për rreth. Dhe të gjithë do të kenë leverdi. Në këtë autostradë do të kalojnë njerëz nga Maqedonia e Veriut, nga Greqia, do të kalojnë shqiptarët, kroatët, malazezët e qytetarët e Bosnjë Hercegovinës. Do të kalojnë të gjithë nga Evropa. Të gjithë do ta kenë më afër – tha AleksandarVuçiq, president i Serbisë.
Autostrada, mbi të gjitha, do të ketë një rëndësi të madhe për zhvillimin e rajonit, për investime të reja, për hapjen e fabrikave të reja dhe për punësim. Askush nuk mund të më bindë se rrugët tona janë më të këqija se ato në Gjermani dhe Zvicër”.
Në aksin përmes Grykës së Gërdelicës të gjatë 26,3 kilometra, udhëtarët nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të kenë mundësi të kalojnë nëpër dy tunele të reja dhe 33 ura.Korridori 10 është një nga korridoret më të rëndësishme transportuese pan-evropiane që kalojnë nëpër Serbi dhe i lidh Austrinë, Hungarinë, Slloveninë, Kroacinë, Serbinë, Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.Vlera e aksit jugor të Korridorit 10 është 350 milion euro, fonde që kryesisht ofrohen me kredi nga Banka Botërore dhe Banka Evropiane e Investimeve./alsatm/
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...