KQZ: Deri në orën 11:00 votuan 9 mijë qytetarë

11:49 | 19 Maj 2019
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 11:00 në komunat veriore të Kosovës kanë votuar mbi 9 mije qytetarë.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në një konference për medie ka thënë gjithashtu se procesi zgjedhor është duke vijuar pa probleme, shkruan arbresh.info

“Procesi i votimit në 44 qendra dhe në 4 komuna ku po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave është duke vijuar pa asnjë problem. Po ashtu ju njoftojmë se deri ën orën 11:00 të drejtën e dyte për të votuar e kanë shfrytëzuar 9 mijë e 361 qytetarë me të drejtë vote nga 57 mijë e 983 sa është numri i përgjithshëm nga këto katër komuna”, ka thënë ajo.

Sipas KQZ-së, Mitrovica e Veriut ka dal daljen më të madhe në votim.

“Në Leposaviq kanë votuar 3 mijë e 262 qytetarë apo 17.965,  në Zubin Potok kanë votuar 1 mijë e 174 apo 13.76%, në Zveçan 1 mijë e 488 apo 16.02%   dhe në Mitrovicën e Veriut  3 mijë e 437 apo 15.58% “, ka shtuar Daka.

E krahasuar me kohën e njëjte në zgjedhjet lokale të 2017-es sipas Dakës pjesëmarrja në votim ka qenë më e vogël ose saktësisht 8 mijë e 483 votues./Arbresh.info/

Lexo edhe: KQZ: Të gjitha vendvotimet janë hapur në orën 07:00

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme