Franck Ribery dhe Arjen Robben kanë luajtur dje ndeshjen lamtumirëse me Bayern Munich, duke mbyllur aventurën e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme.
Dyshja janë kurorëzuar me titullin e kampionit në Bundesliga, duke realizuar secili në ndeshjen e fundit kundër Eintracht Frankfurt.
Përfundimi i aventurës së tyre në ‘Allianz Arena’ i ka mërzitur të gjithë adhuruesit e futbollit, njësoj sikurse trajnerin e Bayern, Niko Kovac.
Trajneri kroat pas ndeshjes ka thurur lëvdata të shumta për dyshen që njihet me emrin ‘Robbery’, duke thënë se ata kanë përmirësuar jo vetëm skuadrën por edhe kampionatin gjerman.
“Ata u futën të dy në lojë dhe shënuan të dy. Nuk mund ta planifikonim më mirë. Kjo tregon se me sa pasion ata kanë luajtur” ka thënë Kovac, transmeton lajmi.net.
“Ata më kënaqin shumë. Ata i kanë dhënë formë Bundesligës për 10 vite. Ata i kanë dhënë formë këtij klubi. Ishte e qartë që do të inkuadroheshin” ka shtuar trajneri.
“Ishte i vështirë vendimi për të mos i startuar ata, por unë duhej të bëja një vendim sportiv” ka shtuar ndër të tjerash Kovac.
Ribery dhe Robben do të largohen të dy si transferime të lira gjatë kësaj vere, pas finales së Kupës së Gjermanisë, që do të luhet mes Bayern dhe Leipzig.
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër