Për një muaj nga pickimi i rriqrave në Klinikën Infektive të QKUK-së, ndihmë kërkuar 37 pacientë. Përderisa viteve të kaluara shumica e pacientëve gravitonin nga zonat e njohura si “vatra të rriqrave”, këtë vit shumica prej tyre janë nga Prishtina.
Këtë e konfirmon Hamdi Ramadani, drejtori i Klinikës Infektive në QKUK.
“Në këtë muaj Klinika Infektive ka regjistruar deri sot 37 raste ata kanë qenë pacient për shkak se kanë qenë të pickuar nga pickimi apo thumbimi me rriqra kanë qenë nga vende të ndryshme më domininante kanë qenë të sëmurët nga Prishtina me 23 raste kanë ardhur në shërbimin e pranimit disa orë pasi e kanë vërejt pickimin, pas Prishtinës kanë gravitua raste nga Malisheva me 4 të sëmurë, pastaj Drenasi me 2, Podujeva me 2, Lipjani 1 rast, Fushë Kosova me dy raste, Hani Elezit është me një rast Rahoveci është me një rast dhe Obiliqi është me një rast që do të thotë në total janë 37 raste”, thotë Ramadani, për EkonomiaOnline.
Infektologu Ramadani, megjithatë bën të ditur se të gjithë pacientët kanë marr trajtimin e duhur dhe se gjendja e tyre është stabilizuar.
“Gjendja e këtyre të sëmurëve ka qenë e mirë, përveç që është vërtetuar që pickim me rriqra që në pjesën dërmuese shumica kanë qenë vetëm të trajtuar ambulator në ambulantët më të afërta, ndërsa gjysma e këtyre është dashur që t’i ndërrojnë këtu në ambulanten e pranimit për pastrim”, thotë ai.
Por, infektologu Ramadani paralajmëron se në ditët dhe muajit në vazhdim pritet të rritet numri i pacientëve të prekur nga rriqrat. E kjo për shkak të ekspozimit të banorëve në hapësira gjelbëruese.
“Me rritjen e temperaturave mundësia është hala më e madhe që ky numër të jetë edhe më i madh, përderisa i kemi 37 ose 38 të gjithë janë në muajin maj ky numër në muajin qershor sigurisht që do të rritet. Muaji korrik e kalon numrin sepse këto gravitojnë në vendet rurale dhe sidomos atu ku janë të pranishme bagëtitë stallat, livadhet, kopshtet e të tjera në këto situata duhet me pas shumë kujdes”, thotë ai.
Megjithatë Ramadani thotë se falë punës dhe angazhimit të institucioneve përkatëse, që nga viti 2014 nuk ka pasur asnjë person të vdekur nga ethet hemorragjike të njohura si “krime-kongo” të shkaktuara nga pickimi i rriqrave.
“Që nga viti 2014 vendi jonë nuk ka pas ndonjë rast me vdekshmëri, kemi pas raste me sëmundje por jo me të vdekur kurse para vitit 2014 kemi pas edhe me vdekshmëri është bërë një promovim edukim i madh në kuptimin e njohur si duhet të qasemi sezonit si duhet të mbrohemi dhe është bërë dezinsektimi i fushës dhe kjo ka tregu rezultat të madh”, bën të ditur ai.
Ethet hemorragjike janë grup i sëmundjeve infektive akute të rënda të shkaktuara nga viruset. Karakterizohen me dëmtim të sistemit vaskular si dhe çrregullim të aftësisë rikuperuese të organizmit. Këto simptome shpesh shoqërohen me hemorragji, që në shumicën e rasteve janë edhe shkaktarë të vdekjes.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...