Google ADS

Një numër i madh i serbëve janë mbledhur në sheshin “Car Lazar”

08:00 | 19 Maj 2019
arbresh.info

Turmë e madhe e qytetarëve në Mitrovicën Veriore janë mbledhur në sheshin “Car Lazar”. Ata në mënyrë të organizuar po presin që në ora 08:00 të shkojnë më qendrën e votimit  për të kryer të drejtën e tyre për votim.

Në orën 08:00, në Shkollën Teknike në Veri të Mitrovicës pritet të votojë edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç.

Lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, përmbanë 57 mijë e 983 emra të votuesve, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme