Sot në katër komuna të pjesës veriore të Kosovës mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune të Leposaviqit, Zubin Potokut, Mitrovicës se Veriut dhe Zveqanit.
Në orët e hershme të mëngjesit do të bëhet shpërndarja e fletë-votimeve dhe materialit tjetër të ndjeshëm zgjedhor.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto katër komuna është 57 mijë e 983 votues, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.
Numri i përgjithshëm i komisionarëve apo anëtarëve të këshillave të vend-votimit që do të jenë të angazhuar në 87 vend-votime në këto katër komuna është rreth 670 komisionarë, ndërkaq numri i vëzhguesve të akredituar nga ana e KQZ-së dhe të cilët do të mund të përcjellin këtë votim është rreth 500 vëzhgues.
Këta vëzhgues përfaqësojnë dy parti politike, dy misione ndërkombëtare, dy zyre ndërlidhëse, 12 ambasada, dy organizata jo-qeveritare ndërkombëtare, katër organizata jo-qeveritare vendore dhe 16 shtëpi mediale.
Në zgjedhjet në veri për kryetar të komunës garojnë kandidatë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri erdhën pas veprimit të kryetarëve në këto katër komuna, të cilët dhanë dorëheqje në shenjë proteste për veprimin e qeverisë së Kosovës-vënien e taksës 100% ndaj produkteve serbe./Arbresh.info
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...