Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i nxitur nga vizita e tij e sotme në Britani, ka bërë një krahasim mes kushteve të deputetëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe kushteve të deputetëve dhe funksionarëve të lartë të shtetit në Shqipëri.
Sipas Bashës, në Shqipëri ministrat blejnë kolltuqe me vlerë 15 mijë euro, ndërsa në Britani një pjesë e deputetëve qëndronin në këmbë.
“Tek ne, fakultetet japin akoma mësim për kompjuterat me shkumës e me dërrasëtë zezë, sepse paratë që duhet të shkojnë për të investuar në auditorë, në laboratorë, në teknologjinë e informacionit dhe në dixhitalizim, i bën rrush e kumbulla qeveria. i bën mermer për zyren e ministrit dhe e blen kolltukun 15 mijë euro.
I keni parë se ku ulën deputetët në Britani, apo jo? Shkova dhe i pashë sot!
Çdo gjashtë muaj kishin për t’i ndërruar kolltuqet te ne, atje as nuk ka vend të mjaftueshëm që të ulën të gjithë deputetët. Disa rrinë në këmbë. Ashtu duhet të rrinë deputetët, qeveria duhet të rrijë në këmbë para popullit, jo t’i marrë paratë e popullit e t’i bëjë rrush e kumbulla”.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...