Le Pen sulmon BE-në nga Milano: Një burg që po shkatërron Evropën

23:52 | 18 Maj 2019
Trina Galanxhi

Liderja e Partisë Nacionaliste Franceze të ekstremit të Djathtë ka sulmuar sot Bashkimin Evropian nga Milanoja.

Në prag të një tubimi të planifikuar në qytetin italian, Le Pen tha se BE-ja është një sistem burgu jo demokratik, dhe që po shkatërron Evropën.

“Bashkimi Evropian është një sistem burgu, krejtësisht jo demokratik, më një buxhet tmerrues. Është tmerrues në pikëpamjen e sigurisë së qytetarëve, kushteve ekonomike, mbrojtjes sociale dhe humbjes së pavarësisë së vendeve tona”, tha nacionalistja franceze.

Në krah të Le Pen ishte Jordan Bardella, 23-vjeçari nga Parisi që është në krye të fushatës së partisë së Lë Pen për zgjedhjet e Parlamentit Evropian. Pritet që nacionalistët anekënd Evropës të shënojnë një fitore të konsiderueshme. Kujtojmë që zv. kryeministri i Italisë Mateo Salvini organizoi një manifestim për lëvizjet nacionaliste në 12 shtete evropiane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme