Jonida Maliqi ‘elektrizon’ skenën në natën finale të ‘Eurovisionit’

21:31 | 18 Maj 2019
A. B.

Sapo ka filluar finalja e festivalit të këngës evropiane “Eurovision”.

Jonida Maliqi sapo ka përfunduar performancën në natën finale.

Me këngën ‘Ktheju Tokës’ këngëtarja dhuroi performancën rrëqethëse dhe të mrekullueshme duke elektrizuar skenën gjigante të festivalit evropian.

Jonida edhe një herë dhuroi emocion duke mos zhgënjyer me zërin e fuqishëm dhe paraqitjen skenike.

Kujtojmë që Jonida është vlerësuar lartë për performancën në gjysmëfinale duke shpresuar për një rezultat sa më të mirë edhe sonte.

Festivali “Eurovision” këtë vit po mbahet në Izrael, ndërsa në këtë garë është edhe Shqipëria.

Kujtojmë se në garë gjatë kësaj mbrëmje janë 26 shtete. /arbresh.info/

Këtu mund ta ndiqni performancën e Jonidës:
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/612123142597959/?notif_id=1558105650564087&notif_t=live_video_explicit

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/612123142597959/?notif_id=1558105650564087&notif_t=live_video_explicit

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme