Llapi shpallet kampion në Superligën e Juniorëve

20:54 | 18 Maj 2019
A. B.

Me seniorë nuk e arritën qëllimin, por me juniorë ia dolën.

Llapi ka fituar titullin e kampionit në Superligën e Juniorëve, falë rezultateve të suksesshme në stinorin pranveror.

Ata sot mposhtën 4:0 Ramiz Sadikun, duke treguar dallim të madh në fushë.

Në dimër pushuan në vendin e gjashtë, ndërsa në fund të edicionit përfunduan në vendin e parë.

Trajneri Granit Begolli, që skuadrën e mori në fillim të stinorit pranveror, duke zëvendësuar Megzon Visokën, tregon për suksesin e arritur.

“Ka qenë mjaftë e vështirë për shkak se kemi pasur tri ekipe kundërshtare mjaft të forta, ku kemi luftuar deri në fund për titullin kampion, të cilin e fituam me meritë”, deklaroi Begolli për Olle.

Ai tregon edhe çelësin e suksesit. “Kemi arritur të mposhtim kundërshtarët tanë për titull në ndeshje direkte dhe kjo ka bërë që ta sigurojmë titullin një xhiro para fundit”, shtoi ai.

Ky është titulli i parë i Begolllit si trajner.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme