Anësorët legjendar, Franc Ribery dhe Arjen Robben kanë pasur një përshëndetje shumë emocionale në Bayern Munich këtë të shtunë.
Dyshja legjendare do të largohet nga gjiganti në Bundesliga në fund të këtij sezoni pas një dekade të shkëlqyer së bashku në krah, transmeton portali arbresh.info.
Të dy kanë qenë në dispozicion për ndeshjen e tyre ndaj Eintracht Frankfurtit, ku në rast fitores ose barazimit do të sigurojnë titullin e shtatë radhazi në kampionatin e Gjermanisë.
Por, ata nuk kanë ndalur lotët derisa parakaluan para tifozëve në fillim të ndeshjes.
Pamjet kur Robben shënoi golin vendimtar të finales në Ligë të Kampionëve të vitit 2013 ngjalli shumë emocione.
Francezi më pas shpërtheu në lot duke i falënderuar të gjithë të pranishmit./arbresh.info/
Shikoni pamjet më poshtë nga këto momente:
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës