Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut nëpërmes një deklarate thonë se Komiteti i Përbashkët në mes Maqedonisë dhe Greqisë në një atmosferë konstruktive dhe kolegjiale kryenin një rishikim të hollësishëm dhe gjithëpërfshirës, njofton Telegrafi Maqedoni
“Takimi i katërt i Komitetit të Përbashkët Ndërdisiplinor për Çështjet Historike, Arkeologjike dhe Arsimore, i themeluar në përputhje me Nenin 8 paragrafi 5 të marrëveshjes përfundimtare, nënshkruar midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë më 17 qershor 2018 në Prespë, u mbajt në Ohër më 17 dhe 18 maj të vitit 2019.
Delegacionet e të dy palëve në një atmosferë konstruktive dhe kolegjiale kryenin një rishikim të hollësishëm dhe gjithëpërfshirës të planeve të historisë, teksteve shkollore dhe materialet mësimore ndihmëse (mjetet mësimore) të historinë të përdorura në të dyja vendet. Materiali i lartpërmendur duhet të lirohet sa më shpejt nga çdo referencë irredentiste dhe revizioniste”, thonë nga MPJ.
Nga atje thonë se bazuar në marrëveshjen e Prespës dhe në përputhje me qëllimet dhe parimet e UNESCO-s dhe Këshillit të Evropës, u miratua metodologjia e përshkruar në konkluzione, për revizionimin e planeve të teksteve shkollore. Të dy delegacionet ranë dakord që të nxisin përfshirjen e më shumë përmbajtjeve në fushën e kulturës dhe artit në arsim, me qëllim që të ndërtojë një imazh pozitiv për tjetrin.
U arrit një marrëveshje mbi afatin kohor për zbatimin e gjetjeve të Komitetit të Përbashkët Ndërdisiplinor mbi Çështjet Historike, Arkeologjike dhe Arsimore dhe dorëzimin e rekomandimeve përkatëse në Këshillin e lartë të bashkëpunimit.
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...