Marca: Real Madridi do të ketë 300 milionë euro për transfere

15:13 | 18 Maj 2019
Arbresh Info

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane mund të ketë deri në 300 milionë euro në dispozicion për t’i shpenzuar në lojtarë të rinj gjatë verës, sipas gazetës spanjolle Marca.

Francezi nuk e ka mbajtur sekret qëllimin e tij për të rimodeluar skuadrën e tij këtë verë dhe ‘Los Blancos’ tashmë janë përfolur me një numër të madh lojtarësh nga top ligat e Evropës, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në një raport, Real Madridi do të jetë i kujdesshëm dhe në përputhje me rregullat Financial Fair Play të FIFA-s, që përcaktojnë se klubet duhet të shpenzojnë vetëm 100 milionë euro për sezon më shumë se ajo që kanë fituar në sezonin e kaluar.

Zidane pritet të shes disa lojtarë për të mundësuar transfere më shumë, me gjasë 200 milionë nga shitja e lojtarëve dhe 100 milionë nga presidenti Florentino Perez.

Klubi tashmë ka konfirmuar nënshkrimin me Rodrygon nga skuadra braziliane Santos dhe mbrojtësin Eder Militao nga skuadra në Primeira Liga – Porto ndërkohë që transferimi i Luka Jovicit dhe Ferland Mendyt pritet të zyrtarizohen pas ndeshjes së fundit në këtë sezon në La Liga këtë vikend./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme