Cristiano Ronaldo ka kërkuar nga Juventusi për të nënshkruar me Carlo Ancelottin si një zëvendësues të Massimiliano Allegrit, por ai nuk dëshiron të largohet nga Napoli.
Të premten është njoftuar se Allegri do të largohet këtë verë pavarësisht se kontrata e tij do të skadojë në fund të qershorit të vitit 2020, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në raporte të ndryshme nga Libero, La Gazzetta dello Sport dhe TV Luna, Cristiano Ronaldo ka kërkuar nga drejtorët e Juventusit për të kontaktuar Ancelottin.
CR7 nuk e ka maskuar kurrë simpatinë e tij për Ancelottin pasi ata kanë punuar së bashku në Real Madrid dhe e ka dhënë gjithashtu se do të dëshironte të stërvitej nga ai sërish një ditë.
Ky do të ishte një rikthim në Torino për strategun 59-vjeçar, i cili qëndroi në bankinë te Juve nga shkurti i vitit 1999 deri në verën e vitit 2001.
Megjithatë, ai iu bashkua Napolit këtë sezon dhe nuk e ka ndërmend të largohet, veçanërisht pasi ka kontratë deri në qershor të vitit 2021./arbresh.info/
Osmani: Prania e NATO-s përmes KFOR-it në Kosovë ka qenë gji...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...