Google ADS

Nicolo Zaniolo, shënjestër e një oferte 40 milionëshe

13:52 | 18 Maj 2019
Arbresh Info

Ylli i Romas, Nicolo Zaniolo është shënjestër e një oferte prej 40 milionë funtash nga Tottenhami.

Mauricio Pochettino dëshiron të rifreskoj skuadrën e tij me një numër lojtarësh të rinj gjatë verës dhe 19-vjeçari italian është në krye të listës së tij, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, një numër i madh i klubeve janë duke sfiduar skuadrën finaliste të Ligës së Kampionëve në garën për nënshkrimin e tij.

Zanilo ka shijuar një sezon sensacional te Roma duke bërë 35 paraqitjeve brenda të cilave ka gjetur rrjetën gjashtë herë për klubin e tij.

Ai kushtoi vetëm 3.8 milionë kur iu bashkua Romas nga rivali në Serie A, Interi, në fillim të sezonit ndërkohë që Radja Nainggolan shkoi në drejtimin e kundërt.

Talenti me shpejtësi arriti të adaptohet dhe bëri debutimin kundër Real Madridit në Ligë të Kampionëve.

Ai më pas u shpërblye duke u ftuar te Italia për të debutuar kundër Finlandës në muajin mars dhe deri tani ka bërë dy paraqitje për kombëtaren e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme