Jep dorëheqje zëvendës-kancelari austriak pas skandalit korruptiv

12:49 | 18 Maj 2019
Arbresh.info

Heinz-Christian Strache është larguar nga pozita e zëvendës-kancelarit pas skandalit me aferë korruptive.

Strache është kapur në video duke ofruar marrëveshje biznesore në këmbim të mbulimit më miqësor të medias, transmeton portali arbresh.info.

Kancelari austriak Sebastian Kurz ka pranuar dorëheqjen e zëvendëskryeministrit Heinz-Christian Strache, pas një skandali korrupsioni.

Në një deklaratë të dërguar nga zyra e tij në mesditë, një Strache dukshëm i zemëruar tha se po ndërmerrte masa për të mbrojtur punën e qeverisë, por tha se ai ishte viktimë e mashtrimit të paligjshëm, pasi u publikua një video.

Partia Konservatore e Kurz (ÖVP) aktualisht qeveris Austrinë në koalicion me Partinë e ekstremit të djathtë Strache të Austrisë (FPÖ)./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme