Dorëhiqet ministri i Jashtëm i Ukrainës

09:50 | 18 Maj 2019
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Pavlo Klimkin, ka dhënë dorëheqje, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ashtu siç premtova dorëzova dorëheqjen time”, tha ai.

Klimkin theksoi se do të vazhdojë luftën politike nën çatinë e parlamentit.

“E di se çka kërkojnë ukrainasit, se presin paqe prej nesh. Kam shumë ide, shpresoj t’i realizoj këto”, potencoi më tej Klimkin.

Vladimir Zelenskiy, i cili më 20 maj do të betohet si president i ri i vendit, pritet që të formojë kabinetin e ri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme