Kreu i republikanëve në Francë, Laurent Wauquiez ka paralajmëruar se nuk do të lejojë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.
Në një bisedë televizive, Wauquiez ka kërkuar që Franca të vendosë veton, pasi e konsideron Shqipërinë një vend me nivel të lartë korrupsioni.
“Presidenti i Republikës ka propozuar hyrjen e Shqipërisë, por unë mendoj se do të ishte një gabim i madh pasi është një shtet që shquhet për korrupsion. Nëse në qershor vendoset që negociatat të hapen, atëherë ne do të kundërshtojmë me veton tonë”, ka deklaruar Wauquiez.
Kreu i partisë më të madhe të opozitës franceze, pjesë e të cilës ka qenë dikur edhe ish-presidenti Nikolas Sarkozi, është shprehur kundër edhe zgjerimit të BE-së në tërësi, duke marrë si shembull realitetet e ndryshme mes vendeve të Perëndimit dhe atyre të Lindjes që janë pjesë e Unionit.
“Realiteti është se standardet e jetesës, sistemet ekonomike dhe ato sociale janë aq të ndryshme, saqë nuk jemi në gjendje të harmonizohemi”, ka deklaruar Wauquiez. /ABC News Albania 24/7
Një skiator humb jetën nga një ortek në Wyoming të SHBA-së
Çudi nga Portugalia, vijat e bardha të fushës u vizatuan me ...
Gjykata Speciale edhe këtë javë në pushim, seancat fillojnë ...
10 këshilla që ju duhen në jetë
Si të përdorni teknologjinë për të përmirësuar shëndetin?
“Ti ke dashtë me m’puthë!”- Tensionohet situata mes Drilonit...