Google ADS

Mbretëresha Elizabeth II kërkon menaxher të “Instagrami”-t

23:32 | 17 Maj 2019
Trina Galanxhi

Fuqinë e imazhit të transmetuar përmes mediave sociale e kanë kuptuar të gjithë udhëheqësit botëror, e s’mund të mungonte Mbretëresha Elizabeth II.

Kësisoj ekipi mbretëror i komunikimeve ka hapur një vend pune, kërkohet një punonjës i komunikime digjitale.

Detyra e këtij të fundit është të kujdeset për faqen e “Instagrami”-t të mbretëreshës, një platformë ku imazhi është thelbësor.

Kësisoj punonjësit të ri do t’i duhet të tërheq vëmendjen e ndjekësve britanikë dhe atyre botërorë, në eventet apo aktivitetet e mbretëreshës.

Ky vend pune do të paguhet rreth 30 mijë paund (38 mijë dollarë), duke mare parasysh edhe përvojën e aplikantëve. Punonjësit të ri i ofrohet një leje vjetore prej 33 ditësh dhe dreka falas.

Kujtojmë që mbretëresha e bëri postimin e parë në “Instagram” gjatë një vizite në Muzeun e Shkencave të Londrës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme