Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati beson që Flora Brovina duhej që ato fotografi t’i paraqiste në Prokurorin e Shtetit dhe jo në atë formë.
“Foto te tilla duhen me u paraqite ne Prokurorinë e Shtetit, jo ne ate forme”, thekson Murati, ndërsa ka shtuar se, nuk duhet me i dhanë hapsirë Serbise për t’u amnistuar dhe me të dërgohet poshtë krejt mundi që është bërë ne grumbullimin e fakteve te dhunës seksuale te luftës se fundit ne Kosove, tha ai në Rrokum.
Ne vazhdim Murati ka folur per dialogun me Serbinë dhe Samitin e Berlinit, për te cilin thotë se as nuk e ka dëshpëruar, as nuk e ka entuziazmuar.
“Ne Berlin u bë një përpjekeje qe temat qe kane te bëjnë me Ballkanin, mos me u bë pjese e fushatave per zgjedhjet ne BE”, thekson ai.
“Merkel dhe Macron nuk pajtohen ne te gjitha çashtjet se si duhet me qene marreveshja Kosove-Serbi, ani pse pajtohen qe dialogu duhet me vazhdue”.
“Nuk duhet me prite qe mundet me pas marreveshje pa qene garant SHBA”, thote Murati.
Simbas Muratit, SHBA ka lejue qe me u hape ideja per ridefinimin e kufijve mes Kosoves dhe Serbise, ndersa thote se, nuk asht varrose kjo ide as mbas Samitit te Berlinit.
Ai ka treguar edhe qëndrimin e Lëvizjes per Bashkim lidhur me këtë teme.
“Ne bisedime me Serbine na kane mbete dy probleme, per çashtjen e shqiptareve ne Presheve, Medvegje dhe Bujanoc, dhe per serbet ne Zubin Potok, Lepsaviq dhe Zveçan, pra keto dy çashtje duhen me u trajtue me reciprocitet sa i perket te drejtave te tynem deri aty qe qe me u deklarue per bashkim me Kosove, perkatesisht bashkim me Serbine te tri komunave veriore, pa fut ketu pjesen veriore te Mitrovices, sepse aty duhen me u kthye shqiptaret qe jane debue nga shtepite e tyne”, sqaron ai, shkruen
“Pa ndodh kjo, Kosova nuk mundet me u ba shtet funksional, sepse na trashegojme kushtetuten qe del nga Pako e Ahtisaarit, e cila ju jep te drejta te medhaja pakices serbe, dhe keshtu Kosova mbet peng i politikave te Beogradit”, thekson ma tutje ai.